Ministri gjerman Herrmann paralajmëron shqiptarët

Gjermania

Ministri gjerman Herrmann paralajmëron shqiptarët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 nëntor 2016 Në ora: 16:47
Ilustrim

Sipas ministrisë së brendshme gjermane, të mërkurën janë dëbuar dhjetëra persona në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa fluturimet me Charter në drejtim të dy vendeve shqiptare janë shtuar ndjeshëm kohëve të fundit, shkruan nordbayerischer-kurier.de.

“Të mërkurën nga aeroporti i Mynihut janë dëbuar 56 azilkërkues në drejtim të Tiranës dhe Prishtinës," përcjell botasot.info.

Ministri Joachim Herrmann (CSU) theksoi se e drejta e azilit në Gjermani mund të funkcionojë vetëm nëse azilkërkuesit e refuzuar të dëbohet sa më shpejt të jetë e mundur. “Autoritetet janë duke punuar intesivisht në këtë drejtim.”

Numri më i madh i azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani janë shqiptarët, pasi edhe Kosova edhe Shqipëria janë në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt, pa shansa për të fituar azilin politik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat