Policia gjermane me emrin e koduar shqiptar "Dritare", kap shtatë hajdutët - ja fotografitë e tyre

Gjermania

Policia gjermane me emrin e koduar shqiptar "Dritare", kap shtatë hajdutët - ja fotografitë e tyre

Nga: Fitim Dika Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 13:25
Arrestuarit

Shtatë persona në shtatë fotografi: Këta ishin pjesë e bandës famëkeqe shqiptare në Bonn-Muffendorf, të akuzuar për sëpaku 65 grabitje. Ata janë të moshave 21 deri 45 vjeç, shkruajnë mediat gjermane.

Operacioni për kapjen e tyre është koduar me emrin shqiptar “Dritare”, tha udhëheqësi i operacionit Mark Patrick Lück (41), shkruan botasot.info. Në konton e tyre rëndojnë 47 grabitje apartamentesh private dhe 18 vetura, ndërsa krimet i kanë kryer kryesisht natën.

Image

Sipas Lück, të gjithë të akuzuarit janë azilkërkues të refuzuar, që pritet të dëbohen drejt vendlindjes. Banda vlerësohet si tepër e rrezikshme, ku kanë grabitur edhe gjatë kohës kur pronarët kanë qenë në shtëpi, duke u fshehur në frigoriferët e shtëpisë. “Kjo është tepër e rrezikshme,” përfundoi 41 vjeçari.

Ata kanë grabitur jo vetëm në Bonn dhe rrethinë, por edhe në Köln dhe Bad Breisig (Rheinland-Pfalz). Plaçkat ata i dërgonin përmes autobusit në vendlindje. Në këto momente tre nga të kapurit ndodhen në paraburgim, ndërsa katër të tjerë janë dëbuar drejt Shqipërisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat