Dyshja shqiptare kundër Gjykatës gjermane: Telefonatat e përgjuara janë sulm ndaj privatësisë

Gjermania

Dyshja shqiptare kundër Gjykatës gjermane: Telefonatat e përgjuara janë sulm ndaj privatësisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 nëntor 2016 Në ora: 18:39
Ilustrim

Në procesin kundër dy të dyshuarve shqiptarë për trafikimin e lëndëve narkotike, Gjykata Halle tani e shqyrton rastin e lidhjes së mundshme të tyre me rrjetin e mafias shqiptare, shkruan mz-web.de.

40 dhe 50 vjeçari kanë organizuar trafikimin e mbi një tonë hashash nga Shqipëria, ndërsa u arrestuan në tetor 2013 në magjistralen Nürnberg. Një anëtar i këtij rrjeti famëkeq i ka spiunuar te policia gjermane, përcjell botasot.info.

Pavarësisht se dyshja shqiptare refuzuan të pranojnë se janë trafikant të drogës, përgjimi i telefonatave të tyre konfirmoi se ata kanë ditur gjithçka. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë sëpaku edhe pesë anëtarë tjerë, që të transportonin drogën nga Shqipëria në Hollandë.

Vlera e drogës kapte 500.000 euro, ndërsa 40 dhe 50 vjeçari janë ankuar përpara Gjykatës së telefonatat e përgjuara janë sulm ndaj privatësisë. Por vështirë se ky material do i ndihmonte atyre nga lirimi i akuzës./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat