Gjermani: Tre shqiptarë rrahën brutalisht një person në diskotekë, akuzohen për tentim vrasje nga Prokuroria

Gjermania

Gjermani: Tre shqiptarë rrahën brutalisht një person në diskotekë, akuzohen për tentim vrasje nga Prokuroria

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 nëntor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Të hënën, 7 nëntor, në fillim me ora 9.00 në Gjykatën Passau do fillojë procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve nga Kosova, që verën e kaluar duhet të kenë atakuar brutalisht një person, shkruan wochenblatt.de.

Bëhet fjalë për tre persona të moshave 21, 22 dhe 23 vjeç, që kanë sulmuar me grushta në kokë një person tjetër në diskotekën e Passauer, “Go” gushtin e 2015, përcjell botasot.info.

Pasi viktima është shtrirë në tokë pandjenja, dy nga shqiptarët kanë vijuar me goditje të forta me shqelma e grushta në gjithë pjesët e trupit. Këtu viktima ka marrë traumë në tru, andaj tre shqiptarët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Të tre ndodhen në paraburgim, ndërsa kundër tyre do dalin 18 dëshmitarë. Terminet gjyqësore kundër treshes shqiptare janë vendosur për 16.11.2016, 21.11.2016, 23.11.2016, 24.11.2016 dhe 25.11.2016, secila me fillim në ora 9.00./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat