Grindje me armë në Wuppertal: Plagoset një shqiptar

Gjermania

Grindje me armë në Wuppertal: Plagoset një shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 tetor 2016 Në ora: 22:30
ilustrim

Të dielën është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave në Wuppertal të Gjermanisë. Viktima e parë është një bujtinar që pas zënkës verbale u qëllua me plumb në njërën këmbë, ndërsa viktima e dytë është një shqiptar, 31, që nuk dihet se ku është plagosur, shkruan wz.de. Policia kërkon dëshmitarë nëse ka lidhje mes dy personave.

Konflikti verbal njëherësh ka nisur me bujtinarin italian, 58, rreth orës 16.45, e dielë për të eskaluar më pas me të shtëna armësh. Agresorët dyshohet se vijnë nga Evropa juglindore, me flokë të shkurtra dhe të errta, përcjell botasot.info.

Policia kriminale kërkon dëshmitarë që gjatë të dielës në intervalin kohor 16.30- 17.30 është ndodhur në rrugët Heckinghauser Straße, Bockmühle dhe Lenneper Straße dhe nëse kanë parë ndonjë person me këmbë të lënduar. Informacionet mund ti ndajnë në numrin e telefonit të policisë së Wuppertalit 0202 / 284-0./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat