Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani organizoi manifestimin DARKA E LAMES 2016

Gjermania

Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani organizoi manifestimin DARKA E LAMES 2016

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 21:05
Ilustrim

Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani organizoi  manifestimin DARKA E LAMES 2016.

Me intonimin e Hymneve  z.Enver Musa,Nënkryetar i Nëndeges hapi tubimin duke i përshendetë të dhe falenderue të pranishmit për praninë e tyre .Në fillim u nderua me një minutë  heshtje  bashkatdhetari dhe bashkveprimtari Ramadan  Osmani , që ndrroi jetë   po në këtë javë.

Pastaj z. Musa i njoftoi të afermit qëllimin e tubimit dhe një kronolgji të shkurter per Darken e Lames.

Kryetari i Nëndeges; Jakup Gërguri me një fjalë rasti thekso;

Darka e lamës  është festë tradicionale shqiptare e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës sepse  lama  ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë përpunuar  të korrat.

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit në mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e jeteses, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Të dhënat etnografike tregojnë se me grumbullimin e produkteve dhe përfundimin e punëve, në viset e ndryshme të Kosovës, gjithmonë është organizuar një darkë e madhe e përbashkët për të falënderuar njerëzit që kanë ndihmuar në përfundimin e punëve blegtorale e bujqësore. Kjo është evidentuar edhe në vitet e fundit në fshatra të ndryshme.

Kjo festë tradicionale qe rivitalizuar në vitin 2002 edhe në nivel institucional nga Presidenti Dr.Ibrahim Rugova. President Rugova e pati shpallur “Darkën e Lamës” si festë të falënderimit dhe e pati promovuar si festë shtetërore të Republikës së Kosovës. Presidenti Rugova kishte ftuar të afërm politik, bashkëpunëtorë institucionalë e shtetërorë dhe miq ndërkombëtarë për të dhënë darkën dhe falënderuar Zotin dhe tokën e Kosovës për të mirat që kishte sjellë atë mot.

Tradita e Darkes  është shumë e vjetër. Madje edhe autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit si festë e vitit. Te ilirët, të parët e shqiptarëve  është festuar rreth 23 tetorit. Autorëve antikë ia ka tërhequr vëmendjen kjo festë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Kjo festë nëpër shekuj është ruajtur deri në ditët tona.

 Në këtë ditë kemi menduar si të parët tanë, t’i bëjmë falenderim Zotit për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe t’i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë më shumë të mira,kjo Ditë Falënderimi na obligon dhe na përkujton se duhet t’i shtojmë prodhimet tona të tokës”.

Po ashtu na obligon që prodhimet e tokës së Kosovës t’i përpunojmë, t’i bëjmë më cilësore për të gjithë qytetarët tanë dhe për eksport për kombet e tjera. Dhe në këtë ditë ne i lutemi Zotit për këtë.

 Shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falënderimit. Një prej tyre është edhe tradita e “Darkës së lamës” apo variacionet e saj gjuhësore të njohura si “Darka e fushës”, “Darka e bereqetit”, etj.

Pra, Darka e Lamës  vazhdoi të jetë ceremoni institucionale e organizuar nga zyra e Presidentit të Kosovës  edhe  nga President Sejdiu, edhe nga presidente Jahjaga për disa herë dhe është bërë tashmë tradicionale. Se a do të  vazhdohet nga presidenti aktual mbetet të shihet,por a do vazhdohet të jetë aktuale dhe gjithëpërfshirëse –varet nga vetë ne.

Të nderuar të pranishëm,Nëndega  e LDK-së për NRW, tashmë kujtoi se kemi bërë një përvojë pikërisht në përkujtimin , shënimin ,respektimin dhe nderimin e personave,dhe datave që shënojnë vlera në planin e intersesit nacional.Në kuader të kësajë është edhe kjo sot,ngase e shofim të domosdoshme të mos i harrojmë vlerat ,me të cilat  bota e avansuar  krenohet dhe i shënon me forma prej më të sinqertave,dhe me seriozitet e respekt të jashtzakonshëm, siq eshte edhe vendi ku ne jetojmë.

Përveq që kjo ditë u festua në të kaluaren e largët ,me traditë  rreth 2500 vjeqare ,pasi e riaktualizoi Presidetnti Rugova me 2002,ai ndër të tjera edhe porositi që kjo të vazhdohet . Ne  do angazhohemi që kjo në Nëndegen tonë  të bëhet   tradicionale, siq e bëmë me Oren e Presidentit,ngase është me vleftë historike.

Zoti e bekoftë Kosoven ,dhe i shtoftë të mirat nga viti në vit.

 z.Rrahman Islami ,kryetar I Shoqates Shqiptaro-gjermane ne Velbert falenderoi organizatorin që nderuan Shoqaten me perzgjedhjen e këtijë vendi për organizimin e manifestimit për Darken e  Lames këtë vit në mesin e tyre.

z.  Dirk Lukrafka;  Kryetar i Komunes së Velbert-it i përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi organizatorin që zgjedhen qytetin e tyre për mbajtjen e këtijë manifestimi.Ndjehemi mirë kur ju festoni festat me vlera historike në qytetin tonë dhe kemi knaqësinë që të bashkpunojmë me juve siq eshtë rasti me shoqaten që e drejton Rrahman Islami dhe raportet e mira me Komunen e Podujeves që jemi duke u përpjekë ti ngrisim në nivel Partneriteti.

z.Idriz Zeqiraj-kryeatar i Nëndeges së LDK-së nga Bayerni,me një fjalë rasti e cilsoi President Rugoven si person të veqant ,që në mes tjerash rivitalizoi edhe Darken e Lames te Shqiptarët.Ishte amanet i Presidentit ,dhe ju lumtë Nëndeges tuaj që përveq punëve tjera që po bëni në kontinuitet,po realizoni edhe Amanetin e Prasident Rugoves.

Zymer Lulaj,ish deputet i Kuvendit të Kosoves,nga Nëndega e Hamburgut,në mes tjerash theksoi se festat si Darka e Lames filluan të pluhnosen .President Rugova ishte qe e riaktualizoi,dhe ju lumtë Nëndeges tuaj që po e respektoni.Apeloi te Historianët që të gjurmojnë ,ngase kemi këso vlera edhe tjera.

Qazim Bajgoraliu-veprimtar dhe kryesues për shumë vite i kësajë Nëndege ,dhe i Deges së LDK-së për Gjermani,falenderoi Kryesinë për organizimin e këtijë manifestimi.Eshtë kjo më e veqantë nga tjerat ngase deri tash kemi organizue Akademi përkujtimore dhe të ngjashme,ndërsa kësajë here festojmë diqka me vlerë dhe simbolikë të veqantë,theksoi z. Bajgoraliu.

Afaristi z. Alush Bytyqi,që në vazhdimsi ndihmon Nëndegen ,kësajë radhe në shenjë falenderimi Kryesisë i dorëzoi një  dhuratë modeste para të pranishmëve.

Në vazhdim z. Jakup Gërguri lexoi Lutjen për Darken e Lames duke i ftuar të pranishmit që të kënaqen me tryezën e shtruar e me prodhime kosovare tradicionale.

Z.Enver Musa ,e perfundoi këtë manifestim duke i falenderuar të pranishmit dhe organizatorët pë kontributet e tyre.Ai lexoi edhe telegremet uruese të Z Agim Veliut,Nënkryetar i LDK-ës,z.Mejreme Azemit nga Brukseli,z.Zymer Rrahmani-kryetar i Deges së AAK-së për Gjermani dhe  Bahtir Kastrati –kryetar i deges së LDK-së për Benelux.

Gëzon fakti se për këtë manifestim erdhen gjithë të ftuarit,dhe ishte një interesim i shkëlqyeshëm nga pjesëmarrsit që të vazhdohet,gjë që kryesia zotohet se do e bëjmë tradicionale Darken e Lames.

Ndër pjesëmarrës ishin edhe funksionar nga komuna e Velbertit siKryetari Dirk Lukrafka .deputeti i Landit te NRW-s Volker Münchow.perfaqsuesi i CDU Burghardt Fülling.perfaqsuesi i SPD Kadir Bicerek.kryetari per integrim ivo simic .antarja e 

CDU Susanne Fülling dhe Dr.Stein ish minister dhe Nenkryetari i shoqates Velbert-Podujeve.Ishin edhe musafir nga Nëndega e  Rheinlandpfalz si

z.Fazli  Hajdaraj kryesuse shumëvjeqar i Nëndeges,z.Rizah Zeqiraj –Nënkryetar, dhe z.Lush Cana –sekretar.

Pjesëmarrsit darkuan Darken e Lames deri në orët e vona ,në shoqrimin e një muzike të lehtë të perzgjedhur nga organizatori,kryesisht për President Rugoven dhe nga videointerpretime të të madhes Nexhmije Pagarusha.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat