Stuttgart: Banda shqiptare del përpara Gjykatës

Gjermania

Stuttgart: Banda shqiptare del përpara Gjykatës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:08
Banda shqiptare

Kur Renate Thielesch (56) në mëngjesin e dhjetorit 2015 hapi shitoren e saj të lotarisë në Filderstadt (Stuttgart), ajo mbeti e shtangur. Grabitësit kishin qenë aty pak minuta më parë, çdo gjë ishte e hapur dhe e shkatërruar. Prej dje grupi i dyshuar për grabitjen e punës së 56 vjeçares, që dyshohen edhe për 43 grabitje tjera ndodhen përpara Gjykatës, shkruan bild.de.

Të akuzuarit janë tre shqiptarët Kushtrim S. (28), Leotrim Z. (22) dhe Florim H. (21).  Dëmet e përgjithshme të llogaritura prej tyre shkojnë në 75.000 euro. Gjurmimi i telefonit Dardan V. (27) nga Kosova solli në gjetjen e tre të paditurve që tani ndodhen në paraburgim, përcjell botasot.info.

Regjioni i Stuttgartit dhe Karlsruhe janë më të prekurat nga grabitjet në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat