Pas dëbimit, gjermanët fillojnë iniciativën për të ndihmuar familjen shqiptare me 30.000 euro

Gjermania

Pas dëbimit, gjermanët fillojnë iniciativën për të ndihmuar familjen shqiptare me 30.000 euro

Nga: Fitim Dika Më: 29 shtator 2016 Në ora: 14:56
Ilustrim

Kërkesa e azilit është përmbyllur, ndërsa dëbimi qëndron mbi tryezë. Së shpejti Qerim Rexhmataj me gruan e tij dhe katër fëmijët pritet të fluturojnë drejt vendlindjes Shqipëri, shkruan weser-kurier.de. Kryefamiljaria 34 vjeçar, Qerim Rexhmataj, gruaja e tij Hatije (30), vajza katër vjeçare Grisela, djali tre vjeçar Gerald dhe binjakët dy vjeçarë të lindur në Gjermani, Gerti dhe Gresa jetojnë që nga gushti i vitit 2015 në Ostlandstraße të Schwanewede. Përkundër që ata kanë kumtuar se do largohet vullnetarisht nga Gjermania, sëpaku kërkojnë ndihmë për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në fshatrat e largët të Kukësit, përcjell botasot.info.

Image
Familja shqiptare

Për të shkuar në shkollë në fashtin Tërshen të nevojitet shtatë kilometra rrugë, ndërsa në shtëpinë e vogël të fshatit ata duhet të jetojnë sëbashku me 14 persona tjerë.

Peripecitë e kanë ndjekur kudo Qerimin. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste ai tentoi përmes Maqedonisë të shkojë në Greqi ku u dënua me tre muaj burg për shkak të kalimit ilegal të kufirit. Pas krizës greke ai nuk mund të vijonte punën dhe kërkoi azil në Gjermani, ku ju refuzua për shkak se Shqipëria nga nëntori 2015 është vend me origjinë të sigurt.

Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi

Megjithatë familjes shqiptare nga Kukësi i ka ardhur një lehtësim. Banorët vendas në Schweden kanë filluar një iniciativë për grumbullimin e 30.000 eurove që familja gjashtë anëtarëshë të blejë një shtëpi dhe kopsht ku do mund të kultivojë pemë e perime.

Kjo iniciativë është marrë nga Gudrun Choplin, që është shqetësuar për familjen që gjatë gjithë kohës ka qenë mes “mbijetesës dhe varfërisë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat