Punëtori më i miri i kopshtarisë, rrezikon të dëbohet: "Në Shqipëri kam frikë nga gjakmarrja"

Gjermania

Punëtori më i miri i kopshtarisë, rrezikon të dëbohet: "Në Shqipëri kam frikë nga gjakmarrja"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 shtator 2016 Në ora: 13:13
Gëzim Hysa

Gëzim Hysa është një azilkërkues shqiptar në Gjermani, që prej dy vitesh punon në fermën e kopshtarisë me pronar Thomas Heuser. Ky i fundit e ka shpallur Hysën si “punëtorin e tij më të mirë,” shkruan rp-online.de.

Ai punon në këtë kopshtari prej dy vitesh, ndërsa kërkon mbrojtje nga shteti gjerman për shkak të frikës nga gjakmarrja në Shqipëri.

“Gjithmonë në punë vinte i përpiktë. Ai ka paguar qiranë e tij dhe unë nuk mund të kuptoj se pse ai do të dëbohet. Unë do t’ia jepja atij një kontratë të menjëhershme dhjetë-vjeçare”, thotë Heuser, përcjell botasot.info. “Hysa kur ka qenë i ri ka vrarë një femër, duke u dënuar me dhjetë vjet burg, ndërsa më pas ishte dëbuar nga babai prej shtëpisë duke jetuar vetëm me nënën e tij.”

Andaj shqiptari i frikësohet gjakmarrjes që akoma është prezent në shumë fshatra shqiptare. Përkundër kësaj gjykata e Dyseldorfit e ka shpallur kërcënimin surreal. Tani procedura ligjore thotë se ai duhet të largohet nga Gjermania dhe më pas të aplikojë për leje pune në ambasadën gjermane në Tiranë.

“Megjithatë unë nuk do largohem vullnetarisht nga toka gjermane. Kam lexuar diku se 70 përqind e shqiptarëve të dëbuar nuk u është dhënë leja e rikthimit në Gjermani,” thotë plot dyshim Hysa./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat