Kufiri gjermano-austriak: Kapen katër shqiptarë nga Kosova, shoferi si mik dhe trafikant?

Gjermania

Kufiri gjermano-austriak: Kapen katër shqiptarë nga Kosova, shoferi si mik dhe trafikant?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar të hënën, 19 shtator, në rrugën A 93 tre shqiptarë nga Kosova të cilët nuk kishin dokumenta të rregullta udhëtimi. Ata udhëtonin me një mik që me gjasë mund ti ketë sjellur me dëshirë drejt Gjermanisë, por nuk mohohet mundësia që të ketë qenë trafikanti i tyre, shkruan presseportal.de.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Kiefersfelden, ndërsa shoferi është 32 vjeçari shqiptar, me një veturë me targa të Italisë, përcjell botasot.info. Ai udhëtonte me tre shqiptarët tjerë, 26, 27 dhe 34 vjeç. Pas kontrollit u morrën në pyetje nga policia ku udhëtarët thanë se shoferin e kishin njohur prej 15 vitesh dhe se e kishin lutur për ti marrë në Gjermani. Rasti shqyrtohet akoma, nëse ka të bëjë me trafikim ose miqësi. Sipas statistikave të policisë gjermane, mesatarish çdo ditë arrestohet nga një trafikant në kufirin gjermano-austriak./Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat