Partia populiste AfD mbledh parlamentin gjerman, për shkak të “Mafias Shqiptare”

Gjermania

Partia populiste AfD mbledh parlamentin gjerman, për shkak të “Mafias Shqiptare”

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 shtator 2016 Në ora: 17:23
Andreas Kalbitz

Në parlamentin e Brandenburgut ka ndodhur një skandal, ku është paraqitur si dhunë nga partia populiste gjermane AfD. Me kërkesën e gjashtë nga dhjetë deputetët e parlamentit gjerman, të enjten mbrëma u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme. Arsyeja: Një grup biznesmenësh shqiptarë , të cilët, kishin truproja të armatosur, kishin hyrë brenda në parlament duke frikësuar gjithë deputetët, shkruan bild.de.

“Para dy javëve erdhën pesë vizitorë veças në parlament,” thotë një punonjës në parlamentin gjerman. “Mes tyre edhe burra me rroba të zeza dhe gërsheta. Askush nuk dëshironte ti takonte ata.”

Trupat e dhunshëm, siç janë cilësuar nga mediat gjermane, duhet të kenë ndjekur deri në shtëpi figurat e larta të AfD, si zv.shefin Andreas Kalbitz (44), spikeren e parlamentit, Birgit Bessin (38) dhe anëtarin e AfD Steffen Kotré (45), përcjell botasot.info.

“Kur ne dëshironim të shikonim grupin, ai vetëm kishte ikur. Por armët janë të ndaluara në parlament,” tha zëdhënësi Mark Weber (46). Në anën tjetër spikerja e parlamentit, Bessin, tregon se “grupi i biznesmenëve është nga dega e gastronomisë dhe logjistikës dhe me origjinë ishin shqiptarë. Ata e dinë gjithsesi, se ne kemi probleme për të gjetur lokale për organizimin e festave.”

Gjermano-shqiptarët sipas informacioneve duhet të kenë lokale në Berlin dhe Babelsberg, por gjithashtu çudi ka bërë fakti se pse shëtisnin me truproja.

“Cili biznesmen në Gjermani ka nevojë për truprojë?”, pyet retorikisht deputeti i partisë populiste Franz-Josef Wiese (63), që njëherësh është edhe biznesmen. „Megjithatë ne nuk mund të ftojmë mafian shqiptare!“ Edhe shefi i AFD, Alexander Gauland (75) është i shqetësuar dhe dëshiron të dijë se “kush ishte ky grup”, që akoma nuk është zbardhur. Partia e ekstremit të djathtë AfD shquhet për deklarata raciale dhe kundër emigrantëve në Gjermani./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat