Gjermani: Arrestohen katër shqiptarë dhe dy turq me pasaporta false

Gjermania

Gjermani: Arrestohen katër shqiptarë dhe dy turq me pasaporta false

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 shtator 2016 Në ora: 16:19
Ilustrim

Gjashtë persona kishin paguar para të majme për të përfituar pasaportat false të BE, me qëllim qëndrimin dhe punësimin në Gjermani, shkruan stuttgarter-zeitung.de.

Gjashtë persona me pasaporta false janë arrestuar brenda një jave nga forcat e rendit në Gjermani. “Kjo ndodhi është diçka e pazakontë në historinë e kontrolleve policore,” tha zëdhënësi Thomas Seemann. Katër prej tyre ishin shqiptarë dhe dy turq, përcjell botasot.info. Policia kishte kontrolluar një restorant në Esslingen, ku u gjetën katër shqiptarët më pasaporta të falsifikuara greke.  Çudi se ata kishin marrë edhe një vizë, ndërsa mes të arrestuarve është edhe pronari i restorantit që i kishte punësuar.

Një pasaportë false vlen 4500 euro

Dy personat tjerë, turq, janë arrestuar të premten në një furrë buke. Ata kishin pasaportë bullgare që e kishin blerë kundrejt 4500 eurove. Se ata flisnin turqisht nuk ishte indikatori i vetëm, pasi në Bullgari ka minoritet turk, por një police që fliste rrjedhshëm turqisht kuptoi se bëhej fjalë për shtetas turq. Ata kishin qëndruar në Gjermani prej dy vitesh me pasaportën e rrejshme. Edhe në këtë rast është arrestuar punëdhënësi turk, që kishte punësuar dy bashkëkombasit./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat