Përkundër iniciativës së doktorit gjerman, shqiptari dëbohet pa pasur mundësi shërimi: I mungonin 7500 euro

Gjermania

Përkundër iniciativës së doktorit gjerman, shqiptari dëbohet pa pasur mundësi shërimi: I mungonin 7500 euro

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 shtator 2016 Në ora: 16:35
Ilir Shala

Futja e Shqipërisë në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt, u ka kushtuar rëndë shumë shqiptarëve që me të drejtë duhet t’u njihet kërkesa e azilit. Një histori e azilkërkuesit Ilir Shala, që vuan nga sëmundja e deformimeve artrit Coxarthrose, shkruar nga media gjermane wn.de.

Ilir Shala sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët sot ndodhet në aeroplan për të fluturuar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Ai erdhi në fund të vitit 2014 në qytetin Greven, me shpresë për një jetë më të mirë. Duke qenë Shqipëria pjesë e shteteve me origjinë të sigurt, u bëhet e pamundur qytetarëve të saj përfitimi i azilit. Kjo i ka kushtuar shumë Ilirit, pasi krahas shpenzimeve, ai po vuan nga sëmundja e deformimit të eshtrave që nuk u trajtua kurrë në Gjermani.

Arsyeja është e qartë: Sipas paragrafit 4, një person që kërkon ti njihet e drejta e azilit nuk mund të bëhet operacion pa pagesë në rast se sëmundja e tij nuk përbën rrezik për jetën. Vetëm në rast se ai vuan nga infarkti, është përpara lindjes ose është aksidentuar, përcjell botasot.info.

Sëmundja e tij që lidhet me shkurtimin dhe zgjerimin e gjymtyrëve, u përkeqësua gjatë nëntorit 2015, ku shkoi për vizitë në Kirurgjinë e Grevenit. Se shqiptari mund të simulonte, vetë Dr. Christoph Wegmann e përjashtoi tërësisht si mundësi. Dhimbjet e tij ishin të mëdha dhe shpëtimi ishte përmes operacionit.

Por kush do merrte përsipër pagesën e OP që kushtonte 7500 euro?  Shefi i mjekëve kërkoi ndihmë përmes disa institucioneve, por askush nuk u bë i gjallë. Në prill shqiptari erdhi përsëri në Spitalin e Kirurgjisë. “Dhimbjet e tij nga sëmundja hip ishin shtuar,” tha Wegmann. Se pse institucionet komunale akoma nuk e kishin ndihmuar shqiptarin, për doktorin gjerman mbetet mister. Vetëm për shkak të paragrafit 4, që në këtë rast ishte i pakuptimtë.

Qyteti i Greven e interpretoi këtë gjendje se “vonesa nuk përkeqëson gjendjen.” Pas vizitës së tretë në spital, Ilir Shala është vendosur prej së mërkurës. Gjendja e tij përkeqësohet por kirurgu gjerman dorëzohet dhe thotë se “s’mund të bëjmë gjë për Shalën, përderisa nuk rregullohet çështja juridike.”

Dje familja Shala kishte lëshuar shtëpinë në rrugën Josefstraße në Greven. Shqiptari Shala tani ka shpresë se vetëm në një spital shqiptar do mund të shërohet./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat