Bastiset kampi me azilkërkues shqiptarë: Dyshohet për një bandë hajdutësh?!

Gjermania

Bastiset kampi me azilkërkues shqiptarë: Dyshohet për një bandë hajdutësh?!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2016 Në ora: 11:58
Kampi me azilkërkues shqiptarë

Forca të shumta të policisë së Bonit kanë bastisur kampin e refugjatëve në qarkun Muffendorf. Kontrollet kanë filluar rreth orës 7.00 të mëngjesit të mërkurën, ku krahas kontrolleve të personave janë bastisur edhe dhomat ku ata flejnë. Sipas medias gjermane express.de bëhet fjalë për dyshime të hedhura nga Prokuroria gjermane se në të fshehet një bandë e rrezikshme hajdutësh. Brenda kampit duhet të jenë ushtruar ata për të kryer vjedhjet në landin gjerman NRW.

Në kampin në fjalë jetojnë 450 persona, prej të cilave më shumë se gjysma janë shqiptarë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat