Gjermani: Vetura shkel frontalisht tre nga pesë fëmijët shqiptarë

Gjermania

Gjermani: Vetura shkel frontalisht tre nga pesë fëmijët shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 shtator 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Një aksident i rëndë frontal ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë,  afër vendit të quajtur „Steakhouse Holzstube“, shkruan  bayernwelle.de. Automjeti i vozitur nga një 64 vjeçar nga i njëjti qytet ka kaluar rrugën në momentin kur pesë fëmijët kalonin kryqëzimin për në supermarket.

Ai shkeli përpara prindërve tre prej pesë fëmijëve, të cilët u dërguan me helikopter në klinikën Traunstein, përcjell botasot.info. Tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.

“Të gjithë fëmijët janë të afërm mes veti dhe vijnë nga Shqipëria, por që një kohë të gjatë jetonin në Gjermani,” tha zëdhënësi Peter Volk.

Policia akoma shqyrton zbardhjen e tragjedisë dhe po kërkon dëshmitarë okularë./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat