Dy shqiptarë të njohur punëtorë të zellshëm të salonit të njohur gjerman Udo Walz

Gjermania

Dy shqiptarë të njohur punëtorë të zellshëm të salonit të njohur gjerman Udo Walz

Ftimi Dika Nga Ftimi Dika Më 13 gusht 2016 Në ora: 12:42
Albulena Krasniqi

Këngëtarja e talentuar shqiptare Albulena Krasniqi (27), e njohur me performancën e saj në “The Voice of Germany”, duket se ka gjetur edhe profesion tjetër: atë të frizerit te berberi i njohur gjerman Udo Walz (72), shkruan bild.de.

Shumë këngëtatë pop si Jeanette Biedermann (36) dhe Peter Plate (49) nga Rosenstolz kanë qenë pjesë e këtij saloni bukurie.

Image
Fisnik Uka
Në salonin në fjalë që ndodhet në Berlin, punon prej katër vitesh  një shqiptar tjetër, Fisnik Uka, 32 vjeçar. “Muzika çdoherë ka qenë inspirim për mua, andaj kam filluar një shkollë për muzikë,” thotë Uka, përcjell botasot.info. “Këndoj shqip dhe gjermanisht, ndërsa adhuroj më tepër muzikën tradicionale, por duke mos lënë anash edhe modernen.”

Pronari i tij 72 vjeçar është i kënaqur për talentin e punëtorit Uka. “Nuk e dija dëshirën e tij për muzikën. Por kur ke mundësi të mbështesësh një person, duhet ta bësh,” thotë ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat