70 forca gjermane arrestojnë gjashtë anëtarë të bandës gjermano-shqiptare

Gjermania

70 forca gjermane arrestojnë gjashtë anëtarë të bandës gjermano-shqiptare

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 gusht 2016 Në ora: 19:26
Provat materiale

Në qytetin gjerman Halle është shkatëruar një bandë gjermano-shqiptare që është marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, shkruan radiosaw.de. Nga bastisjet në shtëpitë e tyre është gjetur 2.5 kilogram drogë e rëndë Crystal Meth me vlerë 170.000 euro, 25 gram kokaine, 7000 euro para kesh dhe disa armë zjarri.

Gjashtë personat e arrestuar kanë marrë drogën në Çeki dhe e kanë shpërndarë në Gjermani, ndërsa për arrestimin e tyre janë aktivizuar 70 policë. Mes sendeve të sekuestruara nga policia është edhe një veturë tip mercedes.

“Prej gjashtë të arrestuarve njëri është gjerman, 27 vjeçar,  ndërsa pesë ishin shqiptarë të moshave mes 21 dhe 43 vjeç,” përcjell botasot.info lajmin e radios gjermane.

Arrestimet kanë ndodhur në landin Sachsen-Anhalt Süd mbrëmjen e datës 10.08.2016. Kontrollet janë vërejtur kryesisht në rrugën Böckstraße, ndërsa po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tyre nga qytetet tjera gjermane. Të gjithë të dyshuarit i janë dorëzuar Prokurorisë ku u është shqiptuar masa "arrest me burg"../Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat