Gjermani: Në restorantin italian burri shqiptar sulmon me thikë në kokë bashkëshorten

Gjermania

Gjermani: Në restorantin italian burri shqiptar sulmon me thikë në kokë bashkëshorten

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2016 Në ora: 15:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mbrëmjen e së mërkurës një burrë ka tentuar të vrasë gruan e tij me thikë në kokë. Ai është arrestuar menjëherë pas arratisjes shkruan merkur.de.

Konflikti ka filluar në restorantin italian Da Bello e Bello rreth orës 11.00 të natës në Schwabing. Sipas informacioneve të para policore burri 37 vjeçar ka goditur më thikë në kokë gruan e tij 36 vjeçare, që fatmirësisht nuk ka rezultuar fatale, përcjell botasot.infoPas agresionit burri ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë rreth tre kilometra larg vendngjarjes në rrugën Leonrodstraße.
 
Çifti nga Shqipëria duhet të ketë përjetuar ndonjë dramë ose konflikt. Bashkëshortja është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes./Bota sot
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat