Dënohet me shtatë vjet burg prifti gjerman

Gjermania

Dënohet me shtatë vjet burg prifti gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2016 Në ora: 15:12
Prifti gjerman

Sipas informacioneve të medias gjermane, Bayrischen Rundfunks, një prift gjerman  G. (46) është dënuar me shtatë vjet burg. Krahas ushtrimit të detyrës së priftit ai ka qenë edhe mësues i fesë krishtere. Prokuroria e akuzoi për 15 vepra penale, prej të cilëve pesë janë shumë rënda, përcjell botasot.info.

Mes tjerash në intervalin kohor  2004-2005 ka dhunuar seksualisht një fëmijë të lindur në 1991, domethënë fëmijë ndër moshën 14 vjeçare. Prokuroria kërkoi dënim tetëvjeçar, megjithatë nuk u pranua nga gjykata. Prifit G. nuk mundet më në të ardhmentë ushtrojë detyrën fetare që e kishte ushtruar kryesisht në Ettal./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat