Shqiptarët me sytë nga Gjermania, rritet numri i kërkesave për azil

Gjermania

Shqiptarët me sytë nga Gjermania, rritet numri i kërkesave për azil

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:35
Azilant

Shqiptarët sërish i kanë sytë nga Gjermania. Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane tregojnë se 1599 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, gjatë muajit korrik. Krahasuar me dy muajt e parë, qershorin dhe majin, ka një rritje.

Ajo që të bie në sy për këtë muaj është se, përveç Shqipërisë nuk ka asnjë vend tjetër nga Ballkani, qytetarët e të cilëve të kenë kërkuar azil.

Listën e kryeson Siria, më pas Afganistani dhe Iraku. Shqipëria renditet në vend të 8. Gjatë muajit korrik gjithsej në Gjermani kanë kërkuar azil 53,008 persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat