Familja shqiptare do dëbohet nga Gjermania përkundër sëmundjeve që vuajnë

Gjermania

Familja shqiptare do dëbohet nga Gjermania përkundër sëmundjeve që vuajnë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 gusht 2016 Në ora: 10:33

Familja shqiptare Lleshi që jeton si azilante në qytetin gjerman Friedrichshafen, do dëbohet përkundër sëmundjes, shkruan schwaebische.de.

Babai dhe djali i tij janë të sëmurë nga veshkët dhe kurimi i tyre është përmes transplantit. Ata kanë nevojë edhe për përkujdesje profesionale, që mungon në mjekësinë shqiptare, përcjell botasot.info.

Megjithatë dy punonjësit në institucionet humanitare gjermane Hannelore Miller dhe Brigitte Böttger janë aktivizuar për të bërë të pamundurën që familja të vijojë qëndrimin në Gjermani. “Autoritetet ua kanë refuzuar njohjen e azilit dhe kjo është e papranueshme. Ne mendojmë se më e mira ishte që ata të qëndroni në Gjermani, ndërsa nëna Jetmira të gjente punë.”

Familja Lleshi në anën tjetër është e shokuar dhe Jetmira ka filluar të qajë pas marrjes së informacionit të dëbimit. Por në fund të fundit më mirë do ishte të largoheshin vullnetarisht, ku do u mbuloheshin shpenzimet elementare sesa të dëboheshin. Data e dëbimit është akoma e paqartë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat