Arrestohen tre shqiptarë që grabitën në floktoren gjermane

Gjermania

Arrestohen tre shqiptarë që grabitën në floktoren gjermane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 gusht 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Në natën e së enjtes, 28.07.16 tre azilkërkues shqiptarë në Apensen (Gjermani) janë futur fshehtas përmes dritares në një floktore ku kanë grabitur produkte kozmetike me vlerë disa mijëra euro, shkruan focus.de.

Disa orë më vonë kontrollet policore kanë mundësuar gjetjen e tyre në magjistralen A1 me veturë Ford Escort me regjistrime të Bremer.

Tre grabitësit ishin të moshës 19 deri në 21 vjeç dhe vinin nga Shqipëria. Policia ka filluar shqyrtimet nëse treshja shqiptare ka qenë pjesë e grabitjeve tjera në regjionin e Hamburgut./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat