Dëftesat e para për nxënësit shqiptarë të shkollës shqipe

Gjermania

Dëftesat e para për nxënësit shqiptarë të shkollës shqipe

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:49
Nxënësit

Në prani të shumë bashkëkombësve dhe prindërve të nxënësve, si dhe në prani të konsullit të Republikës së Kosovës në Munih Faket Kajtazi, më 17.07.2016,  në mënyrë ceremoniale u ndanë nga mësuesi, Mustafë Krasniqi, dëftesat e para për nxënësit shqiptarë me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Rosenheim të Gjermanisë.

Për ta respektuar shkollën dhe nxënësit, BKAS “Shqiponja” bashkë me nënat motrat kanë organizuar përgatitje me ushqime tradicionale. Në këtë ceremoni, në dhënien e  dëftesave ishte i pranishëm edhe aktivisti i vjetër, Nokollë Skeli.

Programin e hapën nxënësit me një përgatitje të shkëlqyer, me përformancën e paraqitjes së tyre në skenës.

Ndërsa nxënësja, Diana Selmani tha se fillimi i vitit shkollor në gjuhën shqipe për ne, fëmijët mërgimtar, ishte një e mbarë, buzëqeshje, krenari, nga që më nuk do të druhemi po do të flasim shqip, vetëm shqip, e do të krenohemi me thënien “ o sa mirë me qenë shqiptar!” .

Më tej në mënyrë të koordinuar përcolli përshëndetjen tek të pranishmit nxënësi Ardit Halili.

“Bashkëkombës, nxënës të respektuar kudo që jeni ejani e të ngrohemi në rrezet e gjuhës shqipe, gjuhës së parë, gjuhës hyjnore që nga pellazgjikja e deri më sot ka udhëtuar nëpër miliona vështirësi, po ka mbijetuar si gjuhë e perëndisë, kështu edhe një shekull më parë thoshte edhe i madhi  Naim Frashjëri.”, tha Halili

Kurse ajo që i bëri të emocionuar pjesëmarrësit e pranishëm ishte nxënësja Nora Neimi,me zërin e saj të ëmbël, ku përshëndetjen e përcolli përmes vargjeve të Fishtes: Pra, mallkua njai bir Shqiptari, që këtë gjuhë të Perëndisë’, trashëgim, që na la i Pari, trashëgim s’ia len ai fëmijës; edhe atij iu thaftë, po goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; që në gjuhë të huaj, kur s’është  nevoja, flet e të vetën e lèn mbas dore.

Ajo që zgjoi kërshërinë e dëgjuesit, me zërin e saj melodik ishte nxënësja, Melda Dauti, ku ndër tjera tha: Po, brez pas brezi e kem ruajtur këtë gjuhë hyjnore,  që na e lanë të parët dhe na shpërbleu vetë perëndia, e ne ta duam si sytë e mallit, se është gjuhë e jona, gjuhë perëndie, kështu tha edhe Fishta: Në gjuhë shqype nanat tona, që prej djepit na kanë thânun, se edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali.

Nora Imeri në emër të nxënësve ka falënderuar mësuesin, prindërit dhe të gjithë ata bashkëkombës që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë shkollën shqipe, që kjo rreze jete, gjuha shqipe, të mos shuhej kurrë edhe ndër ne, mërgimtarët.

Të pranishmit i përshëndeti dhe mësuesi, Mustaf Krasniqi, ku ndër tjera përshëndeti tërë bashkëkombësit, nxënësit dhe prindëri e nxënësve, si dhe Konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Munih  Faket Kajtazi.

“Unë nuk do të shtoja asgjë më shumë se ato fjalë të bukura që i thanë nxënësit e mi, që unë do t’i quaj flamurtarët e kombit tim, Shqipërisë Etnike. Po më lejoni që në emrin tim dhe të nxënësve, po dhe në thirrjen e dikurshme të rilindësve dhe të çdo  atdhetari që u flijua për kombin, Shqipërinë Etnike, të ftoj të gjithë ata bashkëkombës që kanë fëmijët për shkollë t’i dërgojnë në shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. E di që nuk mjaftojnë tri orë, mbase dhe kuptoj se sa të ngarkuar janë fëmijët tuaj, por ajo që qëndron në etikën e metodologjisë është se po ta njohë gjuhën e nënës mirë i ka të gjitha dyert e hapura, do ta njoh edhe botën reale”, tha mësuesi Krasniqi.

“E, kur është fjala për gjuhën shqipe është një madhështi dhe nder që na ka dhënë perëndia, e këtij nderi ne duhet t’i gëzohemi dhe t’i përulemi si shqiptar. Jo vetëm që është gjuha jonë, po me këtë gjuhë dhe vlerat e saj të çmuara, tërë Evropa e më gjerë është kulturuar, nga që ishte gjuhë e parë pellazge”, thotë më tutje Krasniqi.

“Këtë nuk po e them me emocione  vetëm pse është gjuha jonë, po realisht po e thonë shkencëtarët e huaj, të cilët nuk mundin të deshifrojnë me asnjë gjuhë tjetër të gjeturat arkeologjike, këtë deshifrim mundin ta bëjnë vetëm përmes gjuhës sonë shqipe. Kjo dhe duhet të na bënë të ndihemi të nderuar. Andaj kur bota hulumton, e pse ne të mos e duam dhe e respektojmë këtë gjuhë hyjnore, gjuhën tonë, gjuhën shqipe?!Qoftë e bekuar gjuha shqipe, kombi im,Shqipëria Etnike”, me këto fjalë përfundoi Krasniqi për t’i lënë fjalën Arta Ymerit, e cila në emër të nënave i përshëndeti të pranishmit.

” Kam nderin që në emër të nënave, motrave t’ju përshëndes dhe nxënësit t’i përgëzoj për mbarimin e një viti shkollor në gjuhën shqipe, si dhe marrjen e dëftesave të para në gjuhën shqipe, për mësimin plotësues, që kjo edhe na nderon pa masë”, tha Arta Ymeri!

Ajo tha të jetë  një dhuratë, nga që fëmijët tanë do të ndihen më të fuqishëm, të shoqëruar me gjuhën e ëmbël të shqipes dhe ruajtjen e Identitetit të tyre.

 

“Ne si nëna ndihemi të obliguara të flasim dhe t’i nxisim fëmijët tanë për ta vijuar shkollën në gjuhën shqipe, andaj në emër të nënave bëjmë thirrje te të gjithë bashkëkombësit të mos hezitojnë dhe  arsyetohen për të mos i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, po të bëhemi të vendosur dhe ta nderojmë gjuhën kombit me dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Kështu ruhemi nga asimilimi, nderojmë gjuhën e të parëve, historinë, traditën, kulturën, gjuhën tonë e lashtë Pelazgo-Ilire-Ariane-shqiptare”, tha Ymeri

Ndërsa fjala e konzullit, Faket Kajtazi, ishte e shumëpritur nga që siç tha edhe vetë konsulli: “dikur ishim të detyruar të shkonim në Konsullatën serbe, po tash më nuk kemi nevojë të shkojmë pasi e kemi konsullatën e shtetit tonë, të Republikës së Kosovës”.

 

“Pasi qe vet personalisht jam marrur me hapjen e kësaj shkolle përmes Ministrisë se kulturës ne Bavari, Schulamtit dhe Drejtorisë se kësaj shkolle, kur ende isha udhëheqës i konsullatës ne Stuttgart dhe tani nuk munda te jem për shkaqe te ndryshme ne mesin e juaj, kërkoj falje nga nxënësit dhe gjithë te tjerët”, tha diplomati nga Kosova.

 

“Konsideroj, që pasi Qeveria e Kosove nuk ka ende mundësi buxhetore për t’i financuar mësimdhënësit, por vetëm me material dhe programe mësimore, atëherë bëhuni bujar, prindër te nderuar, që ta ndihmoni femiun e juaj, duke e ndihmuar mësuesin me ndonjë ndihme vullnetare, simbolike për koke të nxënësve, sikur që e praktikojnë edhe neper republika te tjera, sepse vetëm shpenzimet e rrugës dhe orët e humbura pak a shume me i mbuluar, ia vlen”, tha konsulli kosovar.

Më tej dha edhe një argument shtesë se Konsullata e Kosovës në bashkëpunim me mësuesin dhe të gjithë bashkëkombësit që janë vullnetmirë do të jemi në shërbim të  kombit, gjuhës po dhe aty ku ka nevojë mërgimtari, bashkëkombësi ynë ne do të bëjmë  të mundurën të jemi me ato mundësi që i kemi dhe na lejohet.

Pas fjalës së Konsullit mori fjalën kryetari i BKAS, Shqiponja, Afrim Xhaferi, ku përshëndeti të pranishmit,

Konsulli, nxënësit dhe në veçanti mësuesin, pos tjerash përshëndeti dhe kryesin e BKAS, Shqiponja të cilët  ishin në përpjekje që nga dita e parë e fillimit të shkollës dhe që janë në bashkëpunim me mësuesinë për të ecur përpara vizoni i ynë për shkollën dhe rritjen e numrit të nxënësve, Falënderoi  Nehat Neimin, Bekim Halilin, Eatmir Gashin, Bujar Lajçin; Shukri Selmanin, Valdet Ymerin dhe Sokol Kosumin. Pas kësaj përshëndetje kërkoi nga prindërit dhe pjesëmarrësit që të jenë më të angazhuar për rritjen e numrit të nxënësve.

Fjalën mori edhe veprimtari i kahershëm; Nikollë Skeli, ku të pranishmit i përshëndeti dhe në veçanti mësuesin dhe nxënësit, ku kërkoi që të gjithë të punojmë e shkolla të ec përpara. Me pastaj filloi përgatitja e programit të nxënësve të cilët në bashkëpunim me mësuesin kishin përgatitur, në fillim Grupi i nxënësëve kënduan këngën” Vendi im”, për t’ia lënë radhës Himnit të Shqipërisë që përforcuan me zërin e tyre të ëmbël: Anisa Lajçi dhe Enisa Kabashi, ndërsa me poezinë “Zonja Shqipëri” recituan nxënësit: Ermira Xhafa, Diana Selmani, Melda Dauti, Nora Neimi dhe Laura Imeri, kurse poezia tjetër për “Mëmdheun.”, recitoi Nora Neimi.

Për të bërë më të begatshëm këtë tubim ceremonial, dhënie dëftesash e bëri edhe përformanca e fëmijëve të ciklit të parë, me këngën “Lepuroshi” të kënduar nga Dardan, Gresa dhe Genta Oshlani.

Në dhënien e dëftesave nxënësit morën ngrohtësinë nga kryetari i BKAS Shqiponja, aktivisti, Nikollë Skeli, e për t’u ndier të lumtur ishte urata e Konsullit të Republikës së Kosovës, ndërsa me përqafimin e këndshëm mësuesi, Mustafë Krasniq ua dha dëftesat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat