Muffendorf: Vrasja e Fregjavola G., njëri nga të akuzuarit i pafajshëm

Gjermania

Muffendorf: Vrasja e Fregjavola G., njëri nga të akuzuarit i pafajshëm

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 13:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre shqiptarë në 3 prill 2016 ishin përleshur rëndë mes veti në kampin e refugjatëve në Muffendorf, duke mbetur i vrarë njëri prej tyre. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kosova, 26 që ishte përleshur me dy bashkëkombas nga Shqipëria, njëri 30 vjeçar dhe tjetri 32 vjeçar (Fregjavola G. nga Tropoja). Ky i fundit është goditur tre herë me thikë në zemër, që rezultuan fatale dhe i sollën vdekjen në vend, shkruan general-anzeiger-bonn.de. Fillimisht dyshohej për bashkëpunim në vrasje edhe 30 vjeçari, megjithatë tani shihet si dëshmitar dhe ka vepruar në vetëmbrojtje.

Historia e konfliktit

Siç njoftuan autoritet e gjyqit të udhëhequr nga Robin Fassbender përleshja verbale duhet të ketë ndodhur rreth orës 18.50 në rrugën Deutschherrenstraße, jo larg kampit. Më pas ajo ka eskaluar mes të treve në kampin e refugjatëve ku ka ndërhyrë fillimisht 30 vjeçari që ka marrë goditje nga 26 vjeçari. Ai tentoi të ndihmonte shokun 32 vjeçar, por pa sukses, përkundër që mbeti i plagosur në këmbë.

"Edhe 26 edhe 30 vjeçari akuzoheshin për vrasje, megjithatë së fundi rezulton se 30 vjeçari ka qenë në vetëmbrojtje," tha Faßbender, përcjell botasot.info. Pafajësia e tij është e dukshme dhe lirimi është çështje kohe. Ai është edhe si dëshmitari kryesor dhe i besueshëm i gjyqtarëve.

Arsyet e zënkës duhet të kenë qenë mosmarrëveshje banale, të nxitura nga 26 vjeçari, që ka histori të dukshme kriminale. Ai njihet si i rrezikshëm edhe në Kosovë, ku ka shpërthyer një bombë në një klub në Mitrovicë, ku mbetën të plagosur shumë persona. Gjithashtu ka kërcënuar edhe kryetarin e qytetit./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat