Vrasja në Gjakovë, eksplozivi ishte i montuar në derë të oborrit

Gjakova

Vrasja në Gjakovë, eksplozivi ishte i montuar në derë të oborrit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:55
Vrasja në Gjakovë, eksplozivi ishte i montuar në derë të oborrit

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë se ende nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar më vrasjen që ka ndodhur në fshatin Smolicë.

Selimaj ka thënë se Haxhi Ahmeti është gjetur i vdekur pasi eksplozivi i vendosur në oborr të shtëpisë ia ka marrë jetën.

Kryeprokurori ka thënë se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar lidhur me vendosjen e eksplozivit në derë të oborrit.

“Nuk i dijmë motivet. Nuk ka të dyshuar. Ishte montuar një eksploziv në shtyllën e derës së oborrit. Është aktivizuar dhe ka lënë të vdekur një person”, ka thënë Selimaj.

Kjo është vrasja e dytë brenda disa vitesh në familjen e Haxhi Ahmetit. Vëllai i Haxhisë, Ali Ahmeti para disa vitesh, ia kishte vrarë djalin viktimës së sotme.

Edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjoka, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar për rastin. Ka konfirmuar se të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e ngjarjes.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha pistat”, ka thënë Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat