Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, një i vdekur e dy të lënduar

Gjakova

Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, një i vdekur e dy të lënduar

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Këtë e ka konfirmuar edhe komandati i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Ponoshec të komunës së Gjakovës.

Gjithashtu, të lënduar në këtë aksident kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

“ Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Ponoshec të Gjakovës, me ç’rast një 78 vjeçare ka vdekur dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Tek aksidenti ka ardhur për shkak se vozitësi është kyçur në rrugë pa kujdes dhe si pasojë është goditur nga vetura që ishte në rrugën kryesore. Pasagjerja ishte e ulur në makinën që po kyçej në rrugë”, ka bërë të ditur Sahatqija.

Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat