Një delegacion i famullisë-kishës së “Shën Mëhillit” në krye me Don Albert Jakaj, vizituan shehun e bektashinjëve të Doblibarës

Gjakova

Një delegacion i famullisë-kishës së “Shën Mëhillit” në krye me Don Albert Jakaj, vizituan shehun e bektashinjëve të Doblibarës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:30
Delegacioni i famullisë-kishës së “Shën Mëhillit” vizituan shehun e bektashinjëve të Doblibarës

Dje, me 15 qershor, pikërisht në ditën e Fitër Bajramit, një delegacion i përbërë nga don Albert Jakaj, famullitar i Kishës së "Shën Mëhillit" në Doblibarë të Gjakovës, z. Gjokë Uka, drejtori i Shkolles F.M.U. “Deshmoret Lleshi”, z. Pjeter Marku, inspektor i komunikacionit të qytetit të Gjakovës, z. Simon Karaqi, kryetar i bashkësisë lokale, z. Mikel Pergega, kryetar i rinisë së Doblibarës, të cilët me rastin e festës vizituan z. Hysen Shehu, sheh i komunitetit të bektashinjëve shqiptar të Doblibarës.  

Gjatë vizitës në fjalë u diskutua se si sheh Hyesni dhe të parët e tij, në të kaluarën kanë jetuar në mënyrë vëllazërore në harmoni të plotë me familjet e komunitetit vëlla katolikë shqiptarë të Doblibares. Njëkohësisht nga të dyja palët në mënyrë reciproke u vlerësua me krenari se si harmonia ndërfetare është një gur i çmueshëm i popullit tonë shqiptar, që vertetë duhej ta ruajmë dhe të krenohemi për këtë vlerë të pasur shpirtërore dhe kombëtare që e ka Doblibarja. Gjate bisedës z. Hysen Shehu, shehu i Doblibarës, permendi se si gjatë shekujve familja Shehu, për asnjëherë nuk kanë pasur asnjë incident apo mosmarrveshje me asnjë familje të Doblibarës, përkundrazi kanë jetuar në harmoni të plotë plotë vëllazërore me familjet e Doblibares. Shehu, nënvizoi duke e permendur edhe bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që ka me don Albert Jakaj, famullitar i Kishës së Doblibarës, dhe qe bashkarërisht pa asnjë mëdyshje promovojne harmoninë dhe bashkë jetesën ndërfetare.

Në fund, d. Albert Jakaj, në emër të famullisës së Doblibarës për mikpritjen në fjalë e falenderoi nikoqirin z. Hysen Shehu, sheh të komunitetit bektashinjë të Doblibarës, dhe uroi festën e Fiter Bajramit, duke i deshiruar që harmonia ndërfetare vërtetë të mbetët “nje gur i çmueshem” i shqiptareve”,  me të cilën duhet të krenohet çdo shqiptar, të e ruajmë dhe kultivojme ndër brezat e ri ketë vlerë të pasur hyjnore qe na e kanë trashëguar të parët tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat