Sonte përmes meshës së mbrëmjes nisi edhe kremtja e Shën Antonit të Padovës

Gjakova

Sonte përmes meshës së mbrëmjes nisi edhe kremtja e Shën Antonit të Padovës

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 13 qershor 2018 Në ora: 00:40
Foto nga mesha

Sonte, me 12 qershor 2018, në Gjakovë në meshën e mbrëmjës së orës 19:00, permes Eukaristisë Shënjte, nisi edhe vigjilja e Shën Antonit të Padovës, njëkohësisht u bë permbyllja e tremdhjetë e të marteve apo të trembdhjetë mrekulllit e Tija ditore profetike. Edhe e martja e trembdhjetë ashtu sikurse të martet e tjera të Shën Antonit, u transmetua drejtëperdrejtë permes valëve të Radio Marisë në gjuhën shqipe. Mijëra besimtarë të shumtë kishin shtegtuar nga të gjitha anët e dekanatëve të Administraturës Apostolike të Kosovës (Famullia e Klinës, Zllakuqanit, Budisalcit, Pejës, Doblibarës, Bistazhinit, Zymit, Pjetershanit, Novosellës etj.) e Dioçezat të tjera mbarë shqiptare për të marrë pjesë në këtë eveniment madhor, pikërisht për ta nderuar dhe për ti bërë Lutje e Adhurim shpirtëror këtij shënjtori të mrekullueshëm dhe të gjithëfuqishëm, pajtor i mijëra e mijëra njerëzve në të katër anët e Botës. Meshën solemne të mbrëmjes e drejtoj Arqipeshkvi i Tivarit , Shkeqësija e Tij, mons. Rrok Gjonlleshaj, s'bashkëu me të bashkmeshuan edhe mons. Hil Kabashi, don Anton Kçira, fra. Nue Kajtazi, guardian dhe famullitari i Gjakovës, don Albert Jakaj, fra. Ambroz Uka etj.

Gjatë pretkut tij, ishte Arqipeshkvi i Tivarit , Shkeqësija e Tij, mons. Rrom Gjonlleshaj, i cili tha se të e shtrijm dorën e pajtimit dhe aplikojm dashurin në mes njeri tjetrit ashtu sikurse edhe na mësoj vetë Jezusi duke thënë “Ta doni njëri-tjetrin, ashtu siq ju desha unë juve”. Mons. Gjonlleshaj permendi edhe veprimtarinë e mrekullueshme të Shën Antonit, për mënyrën e jetës së tij në tokë me përvujtëri e fe të gjallë, ndermjetësim-sherim dhe për shpalljen e Lajmit të Mirë, tek vetë populli, që do të thotë se vertetë Shën Antoni ishte, është dhe mbetët një profet i gjallë dhe ndermejtësues i yni i pakontestueshëm dhe se duhet të jetë i yni shembull, frymëzimi e inspirimi dhe model i jetës sonë të pergjithshme. Mons. Gjonlleshaj në vazhdim të fjalës së tij i ftoj besimtarët që të mësohën të i drejtohën me lutje martirëve të lume shqiptar, martirë të cilët sakrifikuan për Fe (Krishtin Mbret, shënimi im) e Atdhe (Shqipninë shënimi im) njëkohësisht permendi Shënjtereshën Nënë Terezën shqiptare dhe Moisiun e Shqiptarëve– Gjergj Kastriotin-Atletin e Krishtit i cili siq tha ai: “Sivjet po bëhën 550 vjet nga ikja e tij në amshim, falë tij ne si shqiptar dhe vetë Europa mbijetojmë nga ky hero i cili i ndriçoi… dhe vlerësoi rrënjët tona auktoktone ilire, dhe europiane pra, na e lartësoj lashtësinë, traditën, kulturën, qytetërimin, emancipimin, krishterimin tonë që nga kohët apostolike, duke u frymëzuar nga këto vlera dhe virtyte, ai dhe populli ynë, si pasardhës të Konstandinit të Madh, të Ilirikut antik duke i mbetë besnik historisë sonë të lavdishme kombëtare dhe fetare tha ne fund të fjalës së tij mons. Rrok Gjonlleshaj.

Siq e potencuam me lartë në meshën shënjte, s'bashku me Arqipeshkvin e Tivarit dhe meshtarët të tjerë në bashkmeshim mori pjesë edhe Ambasadori permanent i shqiptarëve në SHBA ( shënimi im), fort i çmuari dhe i perndershmi don Anton Kçira, i cili pothuajse si perherë, në vigjilje të Shën Antonit shtegëton nga Amerika për në Gjakovë për të marr pjesë për këtë evenement madhor. Andaj edhe Shoqata e Intelektualëve "Trojet e Arbrit" , ashtu si çdo vit, edhe kësaj radhe ne kuadër të aktiviteteve të saja shkencore e intelektuale, nen patronazhin e saj, ka planifikuar që më datën 1 gusht 2018, në Gjakovë, të mbajë një sesion të veçantë shkencor, dedikuar aktivitetit kombëtar të dom Anton Kçirës, që është njëri prej priftërinjëve e personaliteteve më kulminante të kauzës dhe kombëtare e fetare të Administraturës Apostolike Katolike të Prizrenit e diasporës shqiptare. Sesioni akademik shkencor në fjalë do te mbahet me temën kyçe “Don Anton Kçira - Ambasador i shqiptarëve në SHBA”, në të cilën do të marrin pjesë edhe shumë referues, doktorant, intelektual e studijues nga mbarë trojët tona e mergata shqiptare.

Pak para permbylljës së meshës se sontme të mbrëmjës ishte fra. Nue Kajtazi, guardian dhe famullitari i Gjakovës i cili shfrytëzoj rastin të e falenderoj mons. Rrok Gjonlleshaj, mons. Hil Kabashin, don Anton Kçirën, don Albert Jakaj, fra. Ambrozin etj, për bashkmeshim të kësaj meshe të bukur, njëkohësisht i falenderoj mbeshtetësit të shumtë shekullar të cilët në forma të ndryshme e ndihmuan dhe po e ndihmojnë të dukët sa më mire vetë Kisha Françeskane në Gjakovë.  Fare në fund, fra. Nue Kajtazi, e pergezoj bashkmeshuesin e tij don Anton Kçirën, duke i uruar ditën e emrit dhe fra. Anton Nua i uroj 60 vjetorin e lindjës dhe të gjithë të tjerët që mbartin emrin Anton, Nue, Antoneta etj. Ndersa pak para bekimit dhe permbylljës së meshës, mosn. Gjonlleshaj, e pergëzoj fra. Nue Kajtazin për modestin dhe ditën e emrit të tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat