Hoxha: Jemi nismëtar të ndryshimeve thelbësore për Gjakovën - Bota Sot
Hoxha: Jemi nismëtar të ndryshimeve thelbësore për Gjakovën

Gjakova

E martë, 14 gusht 2018

Hoxha: Jemi nismëtar të ndryshimeve thelbësore për Gjakovën

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 23:00
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, sot mbajti Kuvendin e Punës Aty u zgjodh Këshilli drejtues i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, i përbërë nga 101 anëtarë. Në takim ishte i pranishëm kryetari i Nismës Soialdemokrate, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, si dhe përfaqësues tjerë të subjektit të Nismës Socialdemokrate. Këtë e bëri të ditur kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

”Në pranin e 200 delegatëve, sot mbajtëm Kuvendin e Punës së degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë! Zotimi ynë para katër viteve ishte që Nismën që e filluam ta vazhdojmë duke e rritur me vendosshmëri dhe me një koncept që do të jetë i pranueshëm për çdo qytetarë.

Të jemi Nismëtar të ndryshimeve thelbësore për Gjakovën, këtë po e dëshmon puna e të gjithë aktivistëve të Nismës në qytetin tonë, jemi në rrugë të drejtë fal angazhimit dhe punës me plotë vullnet të secilit anëtarë që dita ditës po i bashkohen subjektit tonë!  Urime, na priftë e mbara!”, ka shkruar Hoxha. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test