Gjini: Gjakova do të marrë pamje krejt tjetër

Gjakova

Gjini: Gjakova do të marrë pamje krejt tjetër

Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:18
Ardian Gjini

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar se më 20 qershor do të fillojnë punimet në kolektorin për ujëra të zeza, derisa theksoi se në përfundim është projekti për parkun e qytetit.

I pari i Gjakovës, tha se këtij qyteti i kanë munguar idetë dhe projekte konkrete, pasi që qeverisjet e kaluara më shumë janë fokusuar në riparim të gjendjes.

Gjini: Gjakovës i kanë munguar ide të reja

“Është punuar në Gjakovë nuk ka qenë zero, edhe qeveritë paraprake të gjitha janë angazhuar, kanë punuar aq sa kanë mundur për bindjen time mundet mos me qenë ashtu, ose dikush mos me u pajtuar, ka pas pak vizion për me nxjerr Gjakovën në një dritë tjetër, më tepër ka pasur insistim për me riparuar, jo vetëm me riparuar atë që ka ndodhur në luftë por me riparuar pa ndonjë projekt të ri, pa ndonjë ide të re, dhe kjo besoj i ka munguar Gjakovës. Unë i kam disa ide të reja, i kam shpalosur në fushatë tani po punoj, disa veç kanë filluar me u implementu”, u shpreh Gjini.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të arsimit në këtë qytet, Gjini thotë se kanë themeluar Këshillin Komunal për Arsim i cili javën që vjen do mbajë takimin e parë konsultativ.

Gjini: Duam ta bëjmë një nivel më të mirë arsimor në Gjakovë

“Ka kompetencë në infrastrukturën e arsimit, unë e kam themeluar Këshillin Komunal për Arsim i cili ka me ndërtuar ide afatgjate për arsimin në komunën e Gjakovës, kam insistuar që aty të jetë e kyçur edhe opozita, edhe shoqëria civile, edhe punëtorët e vjetër të arsimit. Është një ndër hapat që e kam ndërmarrë dhe që ka filluar tashmë me marrë veten, shumë shpejt javën tjetër do të jetë mbledhja e parë e këtij këshilli. Në njëfarë forme është një ide që me kyç shumë njerëz në këtë proces, mos me qenë proces i mbyllur për të cilin vetëm pak njerëz punojnë dhe të tjerët nuk e kuptojnë. Është në njëfarë mënyre për me mobilizuar Gjakovën, për me kthye nivelin e arsimit jo vetëm si ka qenë dikur, por me e bë edhe më të mirë“, ka bërë të ditur ai.

Përveç planeve në fushën e arsimit, me marrjen e mandatit si kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është duke punuar që të përmirësohet edhe infrastruktura rrugore.

Gjatë kësaj interviste dhënë për Kp, ai i ka shpalosur disa nga projektet e tyre infrastrukturore që prekin direkt jetën e gjakovarëve.

Gjini:Parku i qytetit do ndikojnë në përmirësim të jetës së qytetarëve

“Sivjet praktikisht në prokurim është një pjesë e qarkoresh që është dalja për Prizren, po shpresojmë që Ministria e Infrastrukturës e cila është zotuar, ministri Lekaj është zotuar do ta nisim edhe daljen për Prishtinë, daljen për Pejë nuk mund ta nisim tash për shkak se sivjet diku rreth datës 19 apo 20 qershor fillojnë punimet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza, dhe nuk po shpenzojmë mjete që ta rirregullojmë prapë atë rrugë, kështu që duhet të pret derisa të kryhet kolektori. Projekte të mëdha infrastrukturore ka mjaftë, projekti i lumit Krena, i cili njëri ndër projektet të mija më të dashura fillon sivjet është kryer projekti besoj që një apo dy ditë edhe fillon prokurimi. Sivjet do të filloj të implementohet, do të zgjas tri vjet sepse është projekt i madh, mirëpo sivjet do të kryhet segmenti i parë, kjo është të paktën planifikimi. Rruga për në majë të kurorës besoj që për një ose dy dità «, kështu më është premtua prej kompanisë, do të kryhet projekti i plotë dhe pas projektit menjëherë do të gjejmë fonde çoftë komunale, çoftë të Qeverisë që edhe ai projekt të ecë, e njëjta gjë po ndodhë me parkun e madh të qytetit, është gati, me përfunduar projekti edhe menjëherë do të prokurohet edhe parku do të marrë pamje krejt tjetër, qyteti do të marrë pamje krejt tjetër,” u shpreh i pari i Gjakovës.

Sipas tij, përmes këtyre investimeve po mundohen që të krijojnë sa më shumë hapësira rekreative për qytetarët e Gjakovës.

Gjini po ashtu tha se janë duke punuar që edhe skemat e mbështetjes sociale të jenë më produktive me qëllim që më shumë njerëz në nevojë të përfitojnë nga to.

Gjini: Sa më shumë njerëz të përfitojmë nga skemat sociale

“Prapë janë skemat e mbështetjes sociale që ekzistojnë, i ndjekim ato skema për shkak se nuk kemi mundësi me i ndërruar tani këto skema, në të njëjtën kohë unë mund t’iu them që pothuajse në baza ditore komunikoj me kompani të ndryshme, kompani të cilat kanë mundësi me punësuar njerëz edhe i lus njerëzit me u afruar dhe me punu me ta. Po provoj në të gjitha aspektet me i rritë edhe të hyrat komunale përmes konceptit tim, i cili është koncepti i ri i menaxhimit publik, domethënë gjithçka duhet të shndërrohet në burim të të hyrave për komunën të cilat prapë investohen në komunitet. Edhe pse nuk mundemi me i ndryshu skemat por provojmë që ato skema me i pas sa më produktive në kuptimin që sa më shumë njerëz me përfitu prej tyre”, ka deklaruar ai.

Në aspektin kulturor i pari i Gjakovës tha se janë dukei përkrahur klubet sportive, si dhe janë duke organizuar festivale të cilat do e kthejnë gjallërinë në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat