Gjakova bëhet me qendër për të rinjtë të modelit amerikan

Gjakova

Gjakova bëhet me qendër për të rinjtë të modelit amerikan

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:32
Dorina Lluka Davies dhe Kujtim Gashi

(E plotësuar) - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ George Williams Youth Association in Kosovo, ku qëllim i këtij memorandumi është financimi në projektin "Qendra e edukimit jo-formal për rini" me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës.

Ministri Kujtim Gashi tha se është moment i veçantë nënshkrimi i kësaj marrëveshje, ku Ministria ka ndarë 150 mijë euro.

Gashi: Ky projekt është i pari në rajon

“Tashmë në projeksionet tona buxhetore kemi ndarë një shumë prej 150 mijë eurove për financimin e këtij projekti, i cili është i pari i këtij lloji, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe sigurisht është ditë historike  për të rinjtë që një qendër e tillë e madhe, ndoshta prej më të mëdhatë në rajon do ta kemi në Kosovë”, tha Gashi.

Gashi tha se po e ofrojnë një platformë dhe kushte fizike për edukimin jo formal për të rinjtë. Ky projekt po ashtu mundëson hapësirë për të rinjtë, do të ketë qëndrim ditor, javor dhe mujor për të rinjtë që bëhen pjesë e këtij projekti.

Ndërsa, bëri të ditur se janë në fazën e themelimit të Fondit te Rinisë me qëllim që aktivitetet të cilat bëhen të ketë fond të mjaftueshme për aktivitete rinore.

Gashi: Kjo do t’i ngjajë një kampi rinor

“Do të fillojmë menjëherë me ndërtimin e objektit e derisa të ndërtohet ne do të dakordohemi bashkë me organizatën që projektet e MKRS-së në fushën e rinisë, pjesa dërmuese e tyre, të realizohen në këtë qendër, në këtë kamp sepse tash siç e dini do t’i ngjajë një kampi rinor me qëllimin e vetëm që të rinjtë tanë të kenë hapësirë për të vepruar”,  Gashi.

Dorina Lluka Davies, përfaqësuese e OJQ George Ëilliams Youth Association in Kosovo, tha se kjo qendër është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Davies: Qendra do të udhëhiqet nga të rinjtë

“Është një ditë historike për të rinjtë e Kosovës pasi që kjo do të jetë qendra e cila qindpërqind do të udhëhiqet nga të rinjtë e tyre. Qendra ka kapacitete prej 90 shtretërve, do të ketë salla të ndryshme të trajnimeve dhe do të ketë aktivitete të ndryshme. Do të mundohemi që të hapin biznese të ndryshme, do të ketë aktivitete të ndryshme për të rinjtë nga diaspora e përveç kësaj është një mundësi që nuk ka qenë asnjëherë më herët që shkollat e Kosovës do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët në edukimin jo formal ku do të preken tema të ndryshme”, tha Davies.

 Një ndër partnerët që do ta mbështesin këtë projekt është SHBA-ja, Danimarka, Finanlanda.

Sipas Davies qendër e ka jetëgjatësinë 100 vjet me mundësi vazhdimi. Në qendër do të ketë edhe terrene sportive, hapësira për art dhe shumë hapësira tjera.

Ministri Gashi tha se ndërtimi i Qendrës do të fillojë në korrik, ndërsa do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Në Gjakovë do të ndërtohet Qendra e edukimit për rini

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ George Williams Youth Association in Kosovo, ku qëllim i këtij memorandumi është financimi në projektin "Qendra e edukimit jo-formal për rini" me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës.

Ministri Kujtim Gashi tha se është moment i veçantë nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Tashmë në projeksionet tona buxhetore kemi ndarë një shumë prej 150 mijë eurove për financimin e këtij projekti. 

"Është ditë historike për ne pasi që një prej qendrave më të mëdha do ta kemi në Kosovë", tha Gashi. 

Gashi tha se po e ofrojnë një platformë dhe kushte fizike për edukimin jo formal për të rinjtë. Ky projekt po ashtu mundëson hapësirë për të rinjtë, do të ketë qëndrim ditor, javorë dhe mujor për të rinjtë që bëhen pjesë e këtij projekti. 

Ndërsa, bëri të ditur se janë në fazën e themelimit të Fondit të Rinisë me qëllim që aktivitetet të cilat bëhen të ketë fond të mjaftueshme për aktivitete rinore. 

“Do të fillojmë menjëherë me ndërtimin e objektit. Ministria do ta financoj projektin, ndërsa detyrat i kemi lënë OJQ George Williams Youth Association in Kosovo. Ndërtimi do të fillojë  në korrik dhe pritet të përfundoj në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Gashi.  Dorina Lluka Davies, përfaqësuese e OJQ George Williams Youth Association in Kosovo, tha se kjo qendër është e para në rajonin e Ballkanit perëndimor. 

“Është një ditë historike për të rinjtë e Kosovës pasi që kjo do të jetë qendra e tyre. Qendra ka kapacitete prej 90 shtretërve dhe do të ketë aktivitete të ndryshme. Kjo qendër e ka jetëgjatësinë 100 vjet me mundësi vazhdimi. Ka edhe terrene sportive”, tha Davies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat