Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës

Gjakova

Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejën e lavdishme të Shqiponjës, në të cilën dëshmorët e Gjakovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se " beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë”.

Postimi i plotë:

Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë.

E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë.

Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr.

Lavdi dëshmorëve të lirisë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat