Komuna dëbon nga banesa aktoren e Gjakovës, reagon Alternativa

Gjakova

Komuna dëbon nga banesa aktoren e Gjakovës, reagon Alternativa

Më: 10 maj 2018 Në ora: 07:40
Muradije Muriqi

Aktorja e Teatrit të Gjakovës, Muradije Muriqi sipas raportimeve të partisë Alternativa, është dëbuar gjatë ditës së sotme nga banesa e saj.

Bëhet e ditur se largimi i saj ka ndodhur me arsyetimin se banesa të cilën ajo e shfrytëzonte tash e sa vite e që është pronë e Komunës së Gjakovës, është shitur.

Dëbimin e aktores së teatrit gjakovar, partia Alternativa po e konsideron ”skandal të radhes me pronat e Komunës së Gjakovës”.

”Banesat që pas shumë vitesh u regjistruan si prona komunale, sot po shiten dhe tjetërsohen” thuhet më tej në reagimin e tyre.

Gjatë mandatit qeverisës të ish Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila,  u verifikuan dhe regjistruan si pronë komunale 81 njësi banesore dhe 56 dyqane, duke përfshirë këtu edhe banesën nga e cila është dëbuar aktorja Muriqi.

Alternativa në Gjakovë, i bënë thirrje Kryetarit të Komunës Ardian Gjini, drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, që urgjentisht ta rikthejë në banesën prone komunale, si shfrytëzuese, znj. Muradije Muriqi dhe të parandalojë keqpërdorimin e pronave komunale që kanë filluar me të marrë pushtetin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në komunikatën e dërguar Alternativa bën të ditur se e njëjta thirrje vlen edhe për 42 familjet përfituese të banimit social, të cilat ende nuk janë sistemuar, e që në banesat e lira me urdhrin e shefit të kabinetit të Kryetarit Ardian Gjini, po vendosen anëtarë dhe persona të afërt me AAK-në dhe PDK-në në Gjakovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat