Largohen produktet nga hapësirat publike të Gjakovës

Gjakova

Largohen produktet nga hapësirat publike të Gjakovës

Më: 8 maj 2018 Në ora: 14:44
Largimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore nga hapësirat publike në rrugën “Abedin Terbeshi”.

Inspektorët Komunal të Gjakovës në asistencë të Inspektorëve të Tregut kanë vazhduar me inspektime me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Gjegjësisht është bërë largimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore nga hapësirat publike në rrugën “Abedin Terbeshi”.

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo komunë,  Drejtoria për Punë Inspektuese edhe në ditët në vazhdim do të vijojë me Inspektime të tilla me qëllim të përmirësimit të pamjes së qytetit, dhe  shfrytëzimit sa me racional të sipërfaqeve publike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat