Burri që vari veten në Gjakovë, i zhytur në borxhe, kërkoi që të mos i hapet e pamja

Gjakova

Burri që vari veten në Gjakovë, i zhytur në borxhe, kërkoi që të mos i hapet e pamja

Më: 3 maj 2018 Në ora: 19:51
Pamje nga Gjakova

59- vjecari, Ilir Rizvanolli, është gjetur i varur të mërkurën mbrëma brenda një lokali të braktisur në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës ishte dekompozuar, pasi dyshohet se ka qëndruar aty për rreth 2 muaj. Rizvanolli, edhe pse qysh në mars nuk ishte paraqitur në shtëpi, asnjëherë nuk u lajmëruar si i zhdukur nga familjarët. Gjakovari ka lënë edhe amanete

Familja Rivanolli, nga Qabrati i Gjakovës, të enjten nuk kishte hapur të pame. Humbja tragjike e 59 vjecarit, po kalohej si diçka e zakonshme brenda kësaj familje të vjetër qytetare. Kjo pasi Ilir Rizvanolli, që dyshohet se u vetëvra, kishte lënë disa amanete para se t’ia merrte vetes jetën duke u varur në litar. 

Të mos hapet e pame, e që dera e shtëpisë së tij të jetë e mbyllur për tri ditë, kishte qenë amaneti i burrit gjakovar, që i kishte shënuar në një letër që u gjet afër trupit të tij të pajetë, brenda lokalit të boshatisur në Çarshi të Vjetër të Gjakovës. 

59 vjeçari i varur u gjet të mërkurën mbrëma i vdekur, madje trupi i tij ishte dekompozuar dhe lokali që është pronë e vëllait të tij që jeton jashtë Kosove, edhe të enjten po kundërmonte nga aroma të pakëndueshme. Dyshohet se ai aktin e vetëvrasjes e kreu rreth dy muaj më parë, kur edhe ishte larguar nga shtëpia e tij.

Por, përkundër kësaj familja tek të mërkurën ka bërë denoncim në polici. 

Express të enjten rreth mesdite ka qëndruar në Gjakovë, tek familja e viktimës që dyshohet se u vetëvra. 

Motra e viktimës ka qenë e irritur nga raportimet e mediave që janë bërë për të vëllain, pasi i ka penguar që në publik të flitet për familjen e tyre që thoshte se janë më zë në Gjakovë. 

Ajo tha se kanë menduar se ndodhej në Shqipëri, qysh më 16 mars 2018, prej kur nuk është parë më. 

Për rastin ka folur Policia e Kosovës. Lirie Podrimja, zëdhënëse e PK’së për Gjakovë, tha se trupi është dërguar për në autopsi dhe policia po tenton të bëje hetim tjetër rreth arsyeve të vetëvrasjes.

“Personi i vdekur është me inicialet I.R 58 vjeçar i cili ka dalë nga shtëpia me datën 16 mars të këtij viti. Prej kësaj date familjarët nuk e kanë raportuar rastin si të zhdukur”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, të afërm të viktimës, kanë treguar se në letrën që u gjet brenda lokalit, ku u gjet i varur Ilir Rizvanolli, viktima nder amanetet që kishte lënë me shkrim kishin qenë edhe varrosja e tij me rroba dhe mosvendosja e njoftimeve për vdekjen e tij. 

Po ashtu, të njëjtit kanë treguar se 59- vjeçari kishte pasur telashe personale dhe borxhe në kohët e fundit.  Media mëson se denoncimin e këtij rasti në polici, një natë më parë, e ka bërë gruaja e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat