Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Gjakovës

Gjakova

Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Gjakovës

Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:55
Deputetë të Kuvendit të Kosovës

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 4 maj 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Gjakovës.

Takimi mbahet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Mimoza Kusari – Lila, Hajdar Beqa, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala dhe Veton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat