Përkujtohet masakra e Mejës

Gjakova

Përkujtohet masakra e Mejës

Më: 27 prill 2018 Në ora: 07:06
Foto arkiv

Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Aty do të bëjë homazhe edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse,  në orën 12:00, do të mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat