Komuna e Gjakovës mbledhje për vdekjen e ish luftëtarit të UÇK-së

Gjakova

Komuna e Gjakovës mbledhje për vdekjen e ish luftëtarit të UÇK-së

Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:59
Komuna e Gjakovës mbledhje për vdekjen e ish luftëtarit të UÇK-së

Në praninë e familjarëve, bashkëluftëtareve dhe udhëheqjes së komunës, sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Idriz Daci, në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka përmendur veprën e të ndjerit Daci duke rikujtuar ditët më të vështira të Azizit me bashkëluftëtar në kohën e luftës. Gjini në fjalën e tij të rastit ka shprehur se kjo ditë është e vështirë për të gjithë, e më vështirë është për fëmijët që i la pas, prindërit, vëllezërit, farefisin dhe bashkëluftëtaret tjerë.  

Në fjalën e tij, ish komandanti i Brigadës “137 Gjakova”, Agron Kryeziu, ka folur për veprën atdhetare të Aziz Dacit ku ndër të tjera ka theksuar se i ndjeri kontribuoi me forcën e dashurisë për atdheun, me humanitetin shpirtëror dhe njerëzor për vendin tonë që të jetë i lirë. Bashkëluftëtarja Mimoza Shala, ka rikujtuar veprën e Azizit, luftën e tij dhe angazhimin në jetë që kishte të vetmin qëllim që Kosova të jetë e lirë, që fëmijët të jenë të lirë.

“Azizi më parë jepte kokën se sa të lejonte të rrezikohej jeta e shokëve. Sa herë që isha pranë Azizit, ndjeja veten më të sigurt. Në çdo aksion hynte guximshëm dhe i bindur se do të fitoj. Për Azizin, detyrë mbi detyra ishte obligimi dhe përkushtimi me tërë qenien për çështjen kombëtare shqiptare, çlirimin e Kosovës” është shprehur Shala.

Në këtë mbledhje kanë kujtuar jetën dhe veprën e Aziz Dacit edhe kryetari i shoqatës së luftëtarëve të UÇK-së, Sadri Hoxha, si dhe në fund të tubimit babai i Azizit, Idriz Daci falënderoj për pjesëmarrje në ngushëllim të pranishmit duke shprehur se ndarja e Azizit është e rëndë por prezenca kaq e madhe e qytetarëve na lehtësoj dhembjen.

Aziz Idriz Daci, ka lindur me 20 shkurt të viti 1979 dhe pas ka lënë dy djemtë. Varrimi i të ndjerit pas homazheve është bërë në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë me ceremoni ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat