Ardian Gjini takohet me delegacionin e USAID-it

Gjakova

Ardian Gjini takohet me delegacionin e USAID-it

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:27
Ardian Gjini

Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies në pesë komunat e përzgjedhura për këtë projekt, ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik, auditimit të brendshëm dhe financave publike duke bërë kështu që ky model të përcillet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Gjini ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit të administratës komunale për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe sjell benefite për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat