Familja Nivokazi ia falë gjakun e nënës dhe djalit familjes Palokaj në Gjakovë

Gjakova

Familja Nivokazi ia falë gjakun e nënës dhe djalit familjes Palokaj në Gjakovë

Nga: Bota sot Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:58
Pamje nga falja e gjakut te familjeve Nivokazi dhe Palokaj

Gjakmarrja si dukuri është e pranishme ende ndër shqiptarët, mirëpo vitet e fundit kjo ka filluar të eliminohet duke zgjedhur rrugën e faljes në mes familjeve.

Një rrugë të tillë ka zgjedhur edhe familja Nivokazi i Skivajnit, të cilët sot ia falën gjakun e nënës dhe djalit familjes Palokaj nga Fiarja e Gjakovës.

Këtë e ka treguar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një statusi në Facebook, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në këtë falje në mes familjeve.

Në fotografitë e paraqitura nga Lekaj, shihen shumë njerëz të cilët ishin të pranishëm në faljen e gjakut, ndërsa ministri këtë e ka quajtur akt human.

Postimi i plotë i Pal Lekajt:

Sot ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare. Falja e gjakut është shërimi i një plagë.

Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e Nënes dhe Djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.

Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat