Gjini në natën e Vitit të Ri vizitoi institucionet

Gjakova

Gjini në natën e Vitit të Ri vizitoi institucionet

Më: 1 janar 2018 Në ora: 14:03
Gjini, ka kryer vizita në institucionet e komunës

Në orët e para të ndërrimit të viteve, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kryer vizita në institucionet e komunës, ku nga afër, pos urimeve që u ka shprehur punonjësve në shërbim të kujdestarisë, njiherit është interesuar edhe për mbarëvajtjen e përgjithshme festive në komunë dhe në institucionet e vizituara.

Fillimisht, Gjini vizitoi Policinë e Kosovës, prej të cilëve u njoftuase deri në ato momente nuk kishte patur raste për tu theksuar dhe se kryesisht ishte mbrëmje e qetë.

Më pas, kryetari Ardian Gjini vizitoi spitalin rajonal “Isa Grezda”, ku pas vizitës në repartin e emergjencës vizitoi edhe repartin gjinekologjik-obstetrik, ku edhe kishte lindur fëmija i parë për vitin 2018, që i përkiste gjinisë mashkullore.

Para përmbylljes së vizitave festive tek “Ngrohtorja e Qytetit”, kryetari Ardian Gjini ka vizituar edhe shërbimin e zjarrfikësve të cilët kanë treguar për dy raste të vogla ndërhyrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat