AFK shpërndanë dhurata për fëmijët në Gjakovë

Gjakova

AFK shpërndanë dhurata për fëmijët në Gjakovë

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 17:22
AFK shpërndanë dhurata për fëmijët në Gjakovë

Agjencioni për Financim i Kosovës, (AFK) në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në Gjakovë.

Lyra Rezniqi-Kryeziu nga AFK-ja, thotë se ky është viti i dytë që po shpërndajnë dhurata të tilla për fëmijët. Vitin e kaluar ajo tha se kishin shpërndarë dhurata për fëmijët në Pejë, derisa këtë vit në Gjakovë, e vitin tjetër do të vazhdojnë diku tjetër.

Rezniqi-Kryeziu: Viti i dytë që po shpërndajmë dhurata për fëmijët

“Është viti i dytë që ne e organizojmë më Kryqin e Kuq. Përderisa AFK gjithmonë mbështet Kryqin e Kuq, tash është viti i dytë në Gjakovë që kemi përzgjedhur. Viti i parë ka qenë në Pejë, tash në Gjakovë, vitin e ardhshëm babadimri ynë shkon diku tjetër kështu që do të vazhdojmë iniciativën. Vlerat e shumës nuk do t’i përmendim, ajo është, është donacioni është i joni, dhuratë për fëmijët, ndoshta asnjëherë s’kanë marrë dhuratë dhe nuk kisha pasur qejf të cek shumën. Ne mbështesim shumë faktikisht, kemi edhe organizata tjera që mbështesim, kemi me Sindrom Down, organizatën që e mbështesim, kemi edhe shumë tjera, vlen shumë e shumë për të diskutuar, kështu që është iniciativa me Kryqin e Kuq”, tha Rezniqi-Kryeziu.

Ndërsa, Fëllanza Bakija-Lama nga Kryqi i Kuq, u shpreh se ata kanë bërë përzgjedhjen e familjeve për shpërndarjen e dhuratave.

“Kryqi i Kuq ka bërë përzgjedhjen e familjeve për shpërndarjen e dhuratave. Këto dhurata janë në bashkëpunim me bankën AFK. Ne si Kryq i Kuq e kemi bërë vetëm përzgjedhjen e këtyre familjeve dhe ju kemi ndihmuar në shpërndarje. Ne si Kryq i Kuq kemi bërë kërkesë të te gjithë që për neve është vetëm përzgjedhjen ta bëjmë, të dimë se secila familje të përfitoj prej këtyre ndihmave. Nëse bëhet me Kryqin e Kuq secila familje përfiton nga një dhuratë”, theksoi Bakija-Lama.

Ajo me tutje shtoi se presin edhe prej institucioneve tjera për kësi lloj bashkëpunimi për të shpërndarë dhurata për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat