Gjini: Nga sot fillon transporti për nxënësit e Gjakovës

Gjakova

Gjini: Nga sot fillon transporti për nxënësit e Gjakovës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 13:04
Ardian Gjini

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës e ka vendosur nënshkrimin e parë zyrtar nga ky post, nënshkrim që është vënë mbi vendimin për fillimin e transportit për nxënësit e komunës së Gjakovës.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, ceremonia e nënshkrimit është bërë në praninë e mediave, me ç ‘rast kryetari Gjini ka thënë se ky proces i vonuar mbi një vit e gjysmë sot po nis në të mirë të nxënësve, ndërsa ka premtuar se qeverisja e re nuk do të lejojë që procese të tilla kaq të ndjeshme të zvarriten apo vonohen në të ardhmen.

Kryetari Gjini, sikurse në mbledhjen e Asamblesë ka bërë të ditur se tenderi për transportin e nxënësve, ai për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe të gjithë tenderët tjerë që kanë limit kohor të realizimit do të shpallen dhe do të jenë të gatshëm me kohë përgjatë katër viteve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat