Gjendet 15 vjeçari i humbur nga Gjakova, ja ku ishte - Bota Sot
Gjendet 15 vjeçari i humbur nga Gjakova, ja ku ishte

Gjakova

E hënë, 25 qershor 2018

Gjendet 15 vjeçari i humbur nga Gjakova, ja ku ishte

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:10
Pal Hiseni

Policia në kërkim 15-vjeçari nga Gjakova që u shpall i zhdukur është mirë, dhe ka arritur të kontaktojë me babanë e tij.

“Pas një punë operative-hetimore kemi arritur ta shpëtojmë viktimën është në duar tona shëndosh e mirë dhe presim t’ia dorëzojmë familjarëve”, ka thënë komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj.

“Kam folur me të. Është shfaqur i shqetësuar, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Fillimisht kam menduar që gjendet ndërmjet Mitrovicës dhe Vushtrrisë, por në fakt është në Fushë-Kosovë”, ka thënë babai i të riut, Nik Hiseni.

******************************

Gjatë ditës së sotme u raportua pothuajse në çdo media e rrjete sociale për zhdukjen e një djali 15 vjeçar nga Gjakova.

Familja e Pal Hisenit, i moshës 15 vjeçare kishin bërë të ditur detajet e zhdukjes së tij.

“Dje në orës 12:00 të ditës, gruaja e ka sjellë deri në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’, dhe aty është ndalur te një qebaptore për të ngrënë drekë, kurse gruaja ka vazhduar për në shtëpi. Djali ka pasur për të shkuar në shkollë në orën 13:00 në vitin e parë në gjimnaz. Në 12:33 minuta, sipas policisë, telefoni i tij është ndalur dhe nuk kemi asnjë kontakt”, ka thënë babai i tij gjatë ditës.

Por në orët e vona të mbrëmjes bëhet e ditur se djali 15 vjeçar tashmë është gjetur. Madje thuhet se ai ka informuar familjen e tij se është në Mitrovicë.

E kjo gjë është konfirmuar edhe nga familjarët të tij që kanë falënderuar përmes rrjeteve sociale të gjithë që kanë ndihmuar në gjetjen e tij.

“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është dikund në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë Krist Gjokaj, Komandat i Policisë në Gjakovë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test