Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësuar numërimet e fundit të fletë votimeve për kryetar të komunës së Gjakovës.
Ardian Gjini kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon të prijë si kandidati më i votuar në këtë komunë. Gjini ka fituar 16 mijë e 841 vota apo 40.17 për qind të votave.
Kryetarja aktuale e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, është kandidatja e dytë me më së shumti vota në këtë komunë, Lila ka fituar 12 mijë e 434 vota apo 32 për qind të votave.
Driton Çaushi, nga Lëvizja Vetëvendosje mbetet i treti me 5 mijë e 308 vota apo 12.66 për qind.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Hoti është kandidati i katërt me më së shumti vota, ai ka fituar 3 mijë e 463 vota apo 8.26 për qind.