Momenti kur nxirret nga uji, trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Gjakova

Momenti kur nxirret nga uji, trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 16:17
Sali Gërqina

Janë publikuar edhe pamje nga momenti kur nxirret nga uji trupi i pajetë i kampionit të shumfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqinës.

Trupi i tij është gjetur mesditën e së shtunës, ndërkaq lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

Trupi i Sali Gërqinës ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë. Dyshohet se Gërqina ka qenë i dehur në kohën kur ishte zhytur në ujë.

Sali Gërqina ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat