Përurohen tri rrugë në Gjakovë

Gjakova

Përurohen tri rrugë në Gjakovë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në komunën e Gjakovës kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Dol-Kusar-Goden dhe në ndërtimin e rrugës së Bishtazhinit.

Po ashtu sot është përuruar rruga e fshatit Demjan 3.

 Me këtë rast ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për ndërtimin e rrugëve dhe premtoi se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdohet në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Gjakovës.

Ndërsa kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra nga Ministria e Infrastrukturës në këtë komunë dhe uroi banorët për rrugët e reja.

“Jam shumë e lumtur që sot po përurojmë këto projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës. Këto rrugë janë të një rëndësie të veçantë sepse po mundësojnë zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë deri në zonat kufitare me Shqipërinë”, tha kryetarja Kusari-Lila.

Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) ka vlerën prej 799 mijë e 650 euro,  gjatësi prej 11.09 kilometrash dhe gjerësi 6 metra.

Ndërtimi i rrugës së Bishtazhinit kap vlerën prej 106 mijë e 998.99 eurosh dhe  ka gjatësi prej 1.04 kilometrash dhe gjerësi prej 5 metrash, kurse ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu) ka  kushtuar 148 mijë e 730.39 euro dhe  ka gjatësi prej 1.9 kilometrash dhe gjerësi prej 5.5 metrash.

Të tri projektet janë investuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat