Mbahet takimi i parë i kryetarëve të këshillave lokale të Komunës së Gjakovës

Gjakova

Mbahet takimi i parë i kryetarëve të këshillave lokale të Komunës së Gjakovës

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 15:02
Takimi i kryetarëve të këshillave lokale të Komunës së Gjakovës

Sot është mbajtur takimi i parë i kryetarëve të Këshillave Lokale të Komunës së Gjakovës, që është kryesuar nga Luan Gola, kryesues i Asamblesë Komunale. Në këtë takim kryesuesi Gola i ka njoftuar kryetarët e këshillave me punën dhe aktivitetin që do të jetë primar për të gjithë të zgjedhurit në bashkësitë lokale.

Kryetarët e Këshillave Komunale u pajisen edhe me certifikata të regjistrimit për legjitimitet të tyre për veprim, ndërsa u njoftuan edhe me orarin i aktiviteteve që do të zhvillohen në bashkësitë lokale dhe në fshatra, siç është rasti me organizimin e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2017. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat