Hyseni: Kosova nuk po prodhon më ekstremistë të dhunshëm për terrorizëm

Gjakova

Hyseni: Kosova nuk po prodhon më ekstremistë të dhunshëm për terrorizëm

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:26
Forumet lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës

Kosova nga një vend që është cilësuar në botë si prodhues i luftëtarëve për pjesëmarrje në luftërat e ekstremiste, është kthyer në një vend që ka parandaluar në tërësi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm. Gati një vit bëhet që nuk është regjistruar asnjë luftëtarë kosovarë në organizatën terroriste ISIS.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme,  Skënder Hyseni, sot në një takimi me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës.

Ministri Hyseni më qytetarët gjakovarë ka diskutuar për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimin e drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Në komunën e Gjakovës kanë marrë pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni, si  komuna e Rahovecit dhe Malishevës.

Hyseni:  Të angazhohemi kundër ekstremizmit

“Perceptimi është që baza është islamike, e  kemi për obligim si shoqëri si shumicë myslimane që jemi, të vazhdojmë të angazhohemi në xhami, në shkolla dhe çdo kund kundër diskursit ekstremist që fton për urrejtjen ndër fetare, ndër etnike ndër njerëzore dhe ndërkulturore. Sepse është harmonia ndër fetare,  ndër etnike ajo që e ka shpëtuar popullin shqiptarë historikisht. Po të mos ishte kjo ne si popull do të zhdukeshim kaherë ”, theksoi Hyseni.

Nga Ministria e Brendshme, Mensur Hoti theksoi  se janë tri forume të sigurisë, duke filluar prej këshillave lokale të cilat funksionojnë me ligjet e policisë. Sipas tij, institucionet e Kosovës tani më janë pjekur mjaftueshëm që të menaxhojnë këtë punë.

Përveç kësaj ai tha se në nivel lokal është edhe ligji për vetëqeverisje lokale, e cila ka kompetenca për të përcaktuar përgjegjësit e fshatrave. Hoti tha se ka gatishmëri të qytetarëve, sepse përfituesit e  vërtetë, janë ata vet.

Hoti: Strategjia për siguri nuk shtrihet në tërë territorin e Kosovës

“Jemi të kënaqur mjaftueshëm, sepse ka edhe çështje brenda strategjisë  të cilat për arsye të ndryshme për shkak se strategjia ngërthen në vete bashkëpunimin ndër institucional. Kemi edhe çështje të tjera të cilat janë krye këput politike, sepse strategjia kishte paraparë që forumet  sigurisë të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës dhe ende nuk kemi arritur në disa pjesë të caktuara që ta bëjmë këtë”, theksoi Hoti. 

Në strategji janë të përfshira të gjitha institucionet të cilat duhet të japin kontribut pas miratimit të saj. Për herë të parë në strategji janë futur edhe përfaqësues nga tri forumet e sigurisë që janë, sepse propozimet  vërteta dalin nga këto ekipe.

Nga Forumi për siguri në Gjakovë, Bedri Cahani,  ka përgëzuar Ministrinë e Brendshme për sigurinë në bashkësi, por sipas tij, kjo nënkupton të arrihet çdo herë nëpërmjet partneritetit me forumet  sigurisë.

Cahani: Zgjidhja e problemeve të sigurisë është partneriteti

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ICITAPI që nga viti 2003 për ekipet e sigurisë në bashkësi… Bazë e zgjidhjes së problemeve është partneriteti, e partneriteti përcakton të gjitha këto forume”, theksoi Cahani.

Ndryshe, në kuadër të vizitave që është duke i bërë ministri i brendshëm nëpër komuna për siguri, edhe nesër do të organizohet një debat për siguri në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat