Hyseni sot në Gjakovë, diskuton për sigurinë

Gjakova

Hyseni sot në Gjakovë, diskuton për sigurinë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 07:14
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme,  Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës. 

Sipas njoftimit për media nga Ministria e Punëve të Brendshme, në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

 Në komunën e Gjakovës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Rahovecit dhe Malishevës.

 Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Gjakovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat